Nevoja për një ekip të ri të unitetit (Video)

30.10.2016 21:07:10

Një “Ekip i ri i Unitetit” pozitë e opozitë i cili do të vazhdonte bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po shihet si i rëndësishëm, në mos i domosdoshëm nga njohësit e rrethanave politike, pavarësisht se situata politike nuk jep shumë gjasa se mund të ndodh diçka e tillë.

Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se është momenti i fundit që edhe opozita të ulet dhe të krijohet një ekip i unitet në çështjen e dialogut duke kushtëzuar disa çështje dhe duke i eliminuar disa të tjera.