Nevojitet një plan “B” në rast të dështimit të marrëveshjes BE-Turqi

03.08.2016 10:12:44

Ministri grek i ngarkuar me imigracionin, Yannis Mouzalas i kërkoi sot një plan “B” Bashkimit Evropian në rast se Turqia nuk do të respektojë marrëveshjen thelbësore por shumë të përfolur që ka mundësuar reduktimin e fluksit të migrantëve drejt Evropës.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, ne kemi nevojë në të gjitha rastet të kemi një plan B”, deklaroi Mouzalas në një intervistë, ndërkohë që Greqia është porta kryesore hyrëse e refugjatëve që kërkojnë azil në BE.

Athina është e shqetësuar se dështimi i marrëveshjes së 18 marsit mes evropianëve dhe turqve mund të risjellë mbërritjen masive të refugjatëve, kryesisht në ishujt pranë brigjeve turke.