Nexhmedin Spahiu: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dikur duhet të ndodhë

28.06.2018 19:37:10

Nexhmedin Spahiu, analisti politik, ka thënë që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në një kohë do të ndodhë.

“Në këto 20 vjetët e fundit në vend që të ndihmojë komuniteti serb të afrohet me shqiptarët përmes asaj që duke i afruar serbët me shqiptarët dhe ai menodon se ndikimin po e arrin duke ngritur një “mur kinez”.

“Politikanët serbë që kanë treguar një pavarësi që kanë menduar për interesat e serbëve të Kosovës, qeveria në Prishtinë i ka tradhtuar ashtu si Petroviqin dhe ky është një veprim që shkon në dëm të Kosovës”.

“Ata do të nënshkruajnë diçka por sa do të jetë e qëndrueshme varet nga realiteti ndërsa njohja reciproke nuk ka kuptim pasi Serbia nuk ka nevojë për njohje”, ka thënë Spahiu në Info Magazine në Klan Kosova.