Neymar dëshiron të transferohet në Preimiere League

02.04.2017 13:24:48

Një lajm i keq vjen nga Barcelona. Ylli brazilian i ‘Blaugranave’ dëshiron të transferohet në Premier League.

Mediat britanike shkruajnë së 25 vjeçari dëshiron të largohet nga Spanja për të dalur nga hija e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Braziliani dëshiron të luajë në një skuadër që është e fokusuar plotësisht në të.

Chelsea dhe Manchester United janë të interesuara për ish-yllin e Santosit, edhe pse pak ditë më parë trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho tha se është e pamundur të transferohet Neymar.

Reprezentuesi brazilian me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2021, dhe klauzola e tij kap shifrën 200 milionë euro, çmim të cilin thuhet se Chelsea dhe United janë të gatshme ta paguajnë.

Ndryshe, lojtari kërkon një mega-ofertë në vlerë 25 milionë euro në sezon që do të përfitonte më shumë së Ronaldo.