Neymar e tepron sërish, veprimi i brazilianit kritikohet rëndë

27.12.2020 14:41:48

Neymar mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, por sjellja e tij jashtë fushës mbetet gjithmonë e komentuar. Ylli i PSG-së theu rregullat dhe për festën e Krishtlindjeve.

Ai është kthyer në Brazil dhe mendohet se ka organizuar nje festë ku ka patur të ftuar rreth 500 persona. Shifra shumë të larta duke ditur rregullat e pandemisë globale të COVID-19.

Autoritet braziliane janë irrituar nga ky veprim aspak i pjekur i Ney-it. Ai ka festuar për 5 ditë me radhë dhe secila ditë ka patur një numër të frikshëm njerëzish në shtëpinë e tij sipas asaj që shkruan “O’Globo”.