“Neymar shumë shpejt do të jetë më i miri në botë”

02.08.2016 16:58:12

Ish lojtari Barcelonës, Rivaldo ka folur për Neymarin duke thënë fjalë shumë të mëdha për yllin brazilian. Ai është i bindur që Neymar shumë shpejt do të jetë lojtari më i mirë në botë duke kaluar dyshen e madhe Messi e Ronaldon.

“Sot Neymar ka Messin dhe Ronaldon para tij, por ai është duke punuar shumë dhe së shpejti do të jetë më i miri në botë. Ai është lojtar i madh dhe jam i sigurt që do të jetë futbollisti më i mirë në botë” tha Rivaldo për Barca Tv.

Rivaldo gjatë qëndrimit 5 vjeçar te ekipi katalunas ka fituar 2 tituj të La Ligës dhe Topin e Artë  në vitin 1999.