Nga 15 mijë të regjistruar për votim nga Diaspora, votuan mbi 5 mijë

15.06.2017 16:43:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur numrin e votueseve nga diaspora në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas këtyre të dhënave  të publikuara në mbledhjen e KQZ-së, nga 15 mijë votues të regjistruat nga mërgata, kanë votuar vetëm 5246 votues.

“Numri total i pakove që janë pranuar me fletëvotime janë 5246”,ka njoftuar  Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi.

Adnan Rrustemi nga KQZ ka kërkuar nga komisionerët ta koncentroj energjinë në QNR që të përmbushet në profesionalizëm dhe transparencë.