Nga Berlini deri në Siri, fillon marshi për Aleppo-n

26.12.2016 16:52:32

Mijëra njerëz kanë filluar sot marshin nga Berlini deri në Siri, duke apeluar në këtë mënyrë që t’i japin fund luftës në këtë vend.

Marshi për Aleppon, ku pjesëmarrësit mbanin flamuj të bardhë ka filluar në ish-aeroportin e Berlinit-Tempelhof.

Organizatorët planifikojnë që çdo ditë pjesëmarrësit të kalojnë 20 kilometra dhe për rreth tre muaj të kalojnë nëpër Gjermani, Çeki, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Turqi.

Pjesëmarrësit shpresojnë që të paktën të shkojnë deri në kufi të Turqisë më Sirinë dhe nëse është e mundshme edhe deri në Aleppo.