Nga bisedat tona: Femra shqiptare dje, sot dhe nesër …

03.08.2018 23:26:10

 

Të flasësh për nënën  shqiptare e cila për ne të gjithë është bota, është qielli, është jeta,  është dhembja, është dashuria, është lindja, është mburrja si  nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare e cila ka dhënë dhe është duke dhënë një kontribut të madh në të kaluarën dhe të sotmen si heroinë e betejave jetësore si shqiponjë mbi trojet tona stërgjyshore

Hasan Hasanramaj

Gjatë një bisede të shkurt që patëm me këto ditë  me Drita Sylen punëtore  e palodhshme e botes letrare- lidhur me femrën  e cila  për ne të gjithëve dikur dhe sot është një dhimbje, është një  botë qielli, është një jete dhe një dashurie në shoqërinë tone në mes tjerash na tha: “Të flasësh për femrën shqiptare, së pari duhet të paramendosh shtyllën e shoqërisë. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta kujtosh burimin e dashurisë që jap si një krua ujë të kthejnë nga nëntoka. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta mendosh lindjen që ajo i jap shoqërisë, botës njerëzore.

Femra shqiptare si  nënë, si qytetare, si heroinë, si rrezatuese e familjes dhe si heroine e betejave jetësore

Në këtë kontekst – na tha në vazhdim të bisedës poetja  Kasumi-femra si gjini njerëzore, është bota, qielli dhe jeta, ndërsa femra shqiptare është dhembja, dashuria dhe lindja. Unë tani do të ndalem pak për femrën shqiptare në tri kohë: femra dje, sot dhe nesër. Femra shqiptare si nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare ka dhënë një kontribut në të kaluarën si heroinë e betejave jetësore. Po ta marrim si nënë, ajo mbetet heroinë e kohës, ngase mbi supet dhe shpirtin stoik të saj vërshuan shumë beteja dhe gjithmonë doli faqebardhë. Një emër i ëmbël ku në çdo kohë rrezatoi dritë, ëmbëlsi, në çdo kohë dha provim