Nga dasma në spital, vdes 47-vjeçarja shqiptare

18.09.2016 11:32:22
47-¬vjeçarja kishte qenë në një dasmë në Pezë ku është ndjerë keq dhe më pas është transportuar nga të afërmit në spital.
Paraprakisht thuhet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, nga një infarkt në zemër. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 18.09.2016, ka ardhur e vdekur në spitalin “Nënë Tereza”, në urgjencën e zemrës shtetasja Rajmonda Biraçi 47 vjeçe, e cila ka qënë në një dasëm Pezë. Mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale nga një infarkt në zemër. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.