Nga Ekuadori/49-vjeçari konfirmohet me koronavirus 15 herë brenda tre muajve

28.07.2020 12:06:03

Prej tre muajsh, një 49-vjeçar nga Ekuadori që jeton në Itali, ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit plot 15 herë.

Sipas testeve, Milko Mieles, 49 vjeç ka Covid-19, por është asimptomatik. Për këtë arsye, meqenëse mund të infektonte njerëz të tjerë, ai ka jetuar në izolim që nga 17 prilli, pa mundur të dalë ose të shohë gruan dhe fëmijët e tij. “Jam demoralizuar”, tha burri për La Stampan.

Mieles shprehet se ka qarë me javë të tëra dhe se madje ka pasur një krizë emocionale, për shkak të rezultateve të vazhdueshme që tregojnë se ai nuk është ende i lirë nga virusi.

Ndërkohë, ai duhet të qëndrojë në një qendër të drejtuar nga Kryqi i Kuq, ku vazhdimisht ndiqet çështja e tij.