Nga “ferri” në “parajsë”, gjermanët gati ti besojnë Mavrajt…

07.03.2019 22:50:24

Nga “ferri” në Greqi, Mërgim Mavraj po shijon “parajsën” e Gjermanisë. Megjithëse situata me klubin e Ingolstadit nuk është ajo e duhura, pasi po lufton për mbijetesë, qetësia nuk mungon te mbrojtësi shqiptar.

Ashtu siç ka ndodhur rëndomtë në ndeshjet e fundit, edhe në takimin ndaj Koln, Mavraj është shpallur lojtari i ndeshjes te Ingolstadi. Futbollisti i Kombëtares ka qenë në nivel të lartë sa i përket ndërhyrjeve, ndërsa te kjo skuadër është kthyer edhe në një “Zot”.

Ekipi gjerman do të hapte një sondazh për futbollistin më të mirë, që e ka fituar Mavraj me diferencë të ndjeshme. Tashmë edhe shiriti i kapitenit në Gjermani mbetet çështje kohe, për liderin e Kombëtares.