Nga fshehja e të vërtetës për UÇK-në deri te fshehja e të vërtetës për “Syrin e Popullit”

17.03.2017 18:48:31

Nga Rexhep Kastrati

Në një Komunikatë që e ka shpërndarë e ashtuquajtura organizata ” Syri i Popullit”, thuhej se “azem bejtat” na qenkëshin bledhur më 28 nëntor 2001, dhe këtë e pata qauajtur mënyrë për të fshehur të vërtetën dhe lidhjet me paralajmërimet e burrit të Albulena Haxhiut në dhjetor të 2015, për mobilizim kundër shtetit dhe institucioneve të tij. Në këtë kontekst pata shtruar pyetjen: si është e mundur që ata që na qenkëshin mbledhë më 28 nëntor 2001, paskan heshtur deri më 2017, pra më shumë se 15 vjet? Dhe si të porositej, Murat Jashari paska deklaruar nse në maj të 2015 na paska marr vendimin që më 2017 të fillojë aktet terroriste, dhe atë të zgjedhë Azem Vllasin. Pra, sipas kësaj që ka deklaruar Murat Jashari, nuk po del 28 nëntori 2001, por maji i vitit 2015, pra po del se komunikata e lëshuar në emër të “Syrit të Popullit” nuk është e saktë, pra nuk thotë të vërtetën. Kështu, po del se në kampin e krimit ka një hallakamë dhe një panik të vërtetë dhe nuk po dijnë si t’ia lidhin kryet kësaj pune, dhe nuk po mund të fshehin fare të vërtetën. Duke mos mundur ta fshehin të vërtetën, po shfaqin data, deklarata dhe qëndrime të ndryshme. Por, ajo që bie në sy nga deklarata e Murat Jasharit, lë të kuptohet se data që përmend ai – majin 2015 përputhet shumë me paralajmërimet e burrit të Albulena Haxhiut, i cili në dhjetor 2015 ka pas thënë se mobilizimi veç kishte filluar. Në këtë logjikë të gjërave dhe të deklaratave, po bëhet më e afërt lidhja e të ashtuquajturës organizatë “yri i Popullit” me sektën okulte të Albinit.

Mirëpo, këto pasaktësi dhe hallakama në kampin e krimit lidhur me datën se kur mund të jenë themeluar organizata dhe kur mund të jenë marrë vendime, ka edhe lidhur me datën se kur është themeluar UÇK, pasi që edhe 19 vjet pas shfaqjes së saj publike, ende nuk ka një datë të saktë se kur është themeluar ajo. Edhe lidhur me këtë çështje, ka një hallakamë të madhe, pasi që persona të ndryshëm dalin me data dhe me kohë të ndryshme për themelimin e UÇK-së, duke dëshmuar kështu se atyre që thirren në emër të saj, nuk u leverdis të dalë e vërteta, e që mund të përmbysë gjithë të vërtetën për UÇK-në dhe për luftën.

Duket se baza e hallakamës në kampin e krimit për kohën e krijimit dhe të vendimeve, është e njëjtë, apo e ngjashme me hallakamën lidhur me datën e themelimit të UÇK-së, sepse në të dy rastet po synohet të pengohet e vërteta. Në rastin e UÇK-së, po synohet pengimi i së vërtetës që mund të jetë më e rëndë dhe më kompjuterike, sesa luftarake dhe si paraqitet ajo nga ata që thirren në emër të saj. Në anën tjetër, kampit të krimit që fshihet mbrapa organizatës ” Syri i Popullit” nuk i leverdis të dalë e vërteta për të, sepse është e qartë se do të ketë implikime ligjore dhe masa në përputhje me ligjin.

Kur burri i Albulena e Haxhiut ka përmendur se pjesëtarë të UÇK-së janë duke u mobilizuar, është çështje se kush janë ata, dhe a janë njerëz që qëndrojnë dhe që thirren edhe publikisht në emër të saj. Pra, a mund të jetë ndonjë grup i Rexhep Selimit, i Daut Haradinajt, i Demir Limajt, apo edhe dikujt tjetër që ishin mobilizuar dhe ishin duke u mobilizuar? Në anën tjetër, a janë të përfshirë edhe militantë të sektës okulte të Albinit, si puna e grupit që kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës, shtëpinë e kryeminsitrit Mustafa, që kanë hedhë koktelë mollotovë gjatë protestave? Përveç këtyre, a ka dhe sa janë të përfshirë njerëz të agjenturave kundërshqiptare qofshin këta shqiptarë apo të huaj?

Në këtë kuptim, mund të jetë pikërisht frika se me zbardhjen e të vërtetës për të ashtuquajturin “Syri i Popullit” do të vazhdojë të zbërthehet në tërësi natyra e strukturave mafiozo-politike, angjenturat e ndryshme kundërshqiptare, e që do të bënte të qartë se baza e angazhimeve kundërshtetërore, të dhunshme, tribale dhe pse jo edhe terroriste, nuk ka të bëjë me ato që proklamohet politikisht, por realizimi i interesave serbo-ruse në Kosovë.

Dhe mund të jetë kjo arsyeja edhe pse ka hallakamë lidhur me datën e themelimit të UÇK-së, pra frika se mos po zbardhet e vërteta për implikimet e agjenturave kundërshqiptare në eliminimin e personaliteteve të ndryshme, për t’i hapur rrugën njerëzve të këtyre shërbimeve e që e përdorën emrin e saj për të kryer krime brendashqiptare dhe për të futur në emër të saj përçarje brendashqiptare që mund të eksalonte në luftë qytetare.

Prandaj, do të jenë të mëdha angazhimet për të penguar zbardhjen e të vërtetës për shfaqjen e dukurisë së atentateve terroriste, edhe të vërtetës për luftën dhe paqen, si dhe pasojat nga kjo e vërtetë dhe nga krimet e ndryshme që janë kryer gjatë tërë këtyre viteve. Në kuptim, edhe shfaqjen e dukurisë së atentateve duhet parë edhe në kontekst të obstruksioneve të shumta që po bëhen për të penguar funksionamizlimin e Gjykatës speciale, e së këndjemi edhe zbardhja e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës deri në fund të vitit 2000, e rrjedhimisht edhe pas atij viti…