NGA KËRKESA PER EKSTRADIM SI KRIMINEL LUFTE, DERI TE VOTIMI PËR KRYEMINISTER

09.09.2017 09:30:55
Nga Ajet Avdyli
 
A duhet të kërkoj demshperblim Ramushi, për maltretimin që i është bërë në Francë, e tani e bëjnë kryeministër, vërtet e papresedoan kjo. Franca sigurisht do të kërkoj dëmshperblim nga Sërbija për maltretim katër mujor e presion nderkombëtar, me kërkesat e saja bajate të ekstradimit të Ramush Harandinajt në Sërbi. Se sa mund të ketë qenë kjo kërksë serioze po shifet tani, kur Sërbija e kryetari i sajë Vuqiq u dakordue që Lista serbe, ta votoj z. Haradinaj për kryeminister, por edhe të jetë pjesë e qeverisë së z. Haradinaj. Këtë lojë të ndytë shumica nuk e kanë kuptuar, por po del haptas se Sërbija me urdhër të interpolit ka dasht që ta ndaloj Ramushin në Francë, me qëllimin e vetëm që të i ngrisë reitingun e dëmtuar politik, e në të ardhmen ta pregadis për kryeminister. Duhet ta themi troq, jo që Sërbija ka sipati për Ramushin e për Shqiptarët, por qëllimi është diku tjetër, që Kosovës të i instaloj një udhëheqje të dobët, e pastaj do ta ketë më leht me faktorin nderkombëtar të manipuloj për diskreditimin e Kosovës. Un mendoj se edhe Franca do të reagoj në këto qaste kur dihet se, për katër muaj rresht ka patur kërkesa dhe maltretime për ekstradim të Ramush Harandinajt në Sërbi. Kush e ka menduar se kjo situat do të na pjell kësisoji. Në njërën anë e shpall kriminel e kërkon ekstradimin e tijë në Serbi, por pas 5 muajësh e voton dhe bënë kualicion me te në qeveri duke e njohur lexhimitetin e Z. Haradinaj. Tani Sërbija të paktën duhet të i kërkoj falje Ramushit për maltretimin që ja ka bërë.