Nga nesër hapen çerdhet private në Fushë Kosovë

Nga nesër hapen çerdhet private në Fushë Kosovë

03.08.2020 17:09:16

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të hapen e çerdhet private.

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, njofton opinionin publik se çerdhet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, datë 04.08.2020 duke i respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19. Të gjitha çerdheve private u dëshirojmë punë të mbarë dhe prindërve e fëmijëve shëndet”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në vendimin e fundit lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë të ditur se hapja e çerdheve do të bëhet në bazë të vlerësimit nga komunat përkatëse.

“Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në pikën 16 të vendimit të Qeverisë të marrë me 28 korrik 2020. 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPoezi nga Martin Camaj
Artikulli tjetërPoezi nga Luan Kalana