Nga organizimi i LDK-së në Mitrovicë u mbajt tryeza:“Roli i LDK-së në organizimin e jetës institucionale

30.04.2017 15:58:11

Në prani të shumë qytetarëve dhe veprimtarëve të kohës, në organizim të Degës së LDK-së në Mitrovicë, u mbajt tryeza “Roli i LDK-së në organizimin e jetës institucionale në Mitrovicë, gjatë viteve ’90”, që kishte për qëllim nderimin dhe respektin për të gjithë atë gjeneratë të aktivistëve dhe solidaritetin që dëshmoi populli ynë në ditët dhe vitet e”zeza” të historisë më të re. Sipas kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë Safet Kamberi : “Në vigjilje të shënimit të 27 vjetorit të themelimit të LDK-së në Mitrovicë, që mbahet të shtunën e ardhshme, ne sot kemi organizuar një tryezë diskutimi me temë “Roli i LDK-së në organizimin e jetës institucionale në Mitrovicë, gjatë viteve ’90”. Lidhur me peripecitë dhe angazhimin në ato vite, si panel-istë në këtë tryezë janë ftuar disa nga akterët e atyre ditëve dhe atyre ngjarjeve: Sadri Ferati që prezantoi punën dhe organizimin politik në Mitrovicë gjatë viteve ’90; Mustafë Pllana që foli për organizimin e Këshillit Komunal për Financim; Murteza Berisha shpalosi problemet e organizimit të Këshillit Komunal për Arsim dhe Shefik Mehmeti që përshkruajti vështirësitë rreth organizimit të shoqatës “Nëna Terezë”.

Në fund të kësaj tryeze kryetari I Degës Kamberi ka falënderuar pjesëmarrësit duke nënvizuar së në gjithë ato ngjarje që mund të cilësohen historike në atë kohë diaspora ka luajtur rolin kyç, me ç’rast shprehu falënderim dy personave të pranishëm Avdi Beqirit që kishte drejtuar fondin e tre për qindëshit nga Italia dhe Shaip Isufin nga pjesa tjetër e Evropës. Kamberi në fund ka njoftuar se pas shënimit të 27 vjetorit të këtij subjekti më 6 maj, janë planifikuar të organizohen edhe tryeza të tjera të këtilla edhe në të ardhmen në fusha të tjera.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës