Nga pasojat e jo transparencës në pasoja të nxitimit që më çdo kusht të bëhët ashtu si është menduar

18.02.2019 21:57:49

Nga Xun Çetta

Mjerisht tek ne po ndodhin gjerat krejt për fushe dhe quditërisht asgjë spo kuptohët !!! Kjo është diqka më tepër se diplomaci !, e çka në realitet është kjo ? këtë gjë do ta kuptojm vetëm pasi të vëhën nenshkrimët të cilat e bëjn një marrveshje si punë të kryer parase të mirret viza nga kuvendi i Kosovës. Ky moment i lig eventual, jo punë e kryer më këtë shkrim le të jetë vetëm si paralajmërim, si thirrje në kujdesë.

Nga pasojat e jo transparencës së Presidentit Thaçi e që më grupin negociator sikur u zbut paksa situata, tani po shkojm në pasoja të nxitimit tij që më çdo kusht të bëhët ashtu si është menduar por nuk është treguar sakt çka .

Askush nga ne, në këto situata, nuk duhët të jemi kundër askujt mes vehti aq më pak kundër Presidentit, Kryeministrit apo Kryeparlamentarit por, të gjithë, pa perjashtimin e tyre duhe të jemi kundër njëritjetrit derisa ti ndalim plotësisht veprimët praktike nga prapa shpina në politikë, aq më shumë e aq më rrept, aty ku vendosët për fatin e vendit dhe popullit tonë, vendime këto të cilat historikisht i ka marr politika e prapaskenave dhe më pas e kemi vuajtur më shekuj.

Vendi, populli ynë, edhe pse ende në nivelin më të ult politik, nuk është në nivelin bash kaq të ult, më në fund nuk e meriton ti perseritet historia e pergjakshme ashtu si i ka ndodhur dhe rrezikon të vazhdoj kjo tragjedi. Ne duam drejtësinë mbi të cilën ndertohët paqe e perhershme dhe jo kalimtare për nuk e dim çfarë interesave.

Të jemi të sinqert dhe mos dalim më ngarkesa të njëanshme në politikë, para ca muajsh, frika u ngrit për shkak jo transparence, sot për shkak të nxitimit tepër të frikshëm që më çdo kusht të mbyllën të gjitha temat më Serbinë, pikërisht tani sa është Vuçiqi dhe kjo kryesi e BE-së para ndrrimit të sajë, thjeshtë pse gjithë ky nxitim dhe pse në gjitha variantet, nga ju se nga ju z. President Thaçi ?

Ne nuk jemi kundër por jemi të pa informuar për ta dijt sakt se çka në realitet është parapar në atë marrëveshje më aq ngarkesa historike, më aq borxhe krimesh nder shekuj kundër popullit dhe vendit tonë ?.

Ta kuptojm dhe perkrahum Presidentin Thaçi aq sa ai na kupton dhe perkrah vullnetin e popullit e jo që marrëveshja ti vendoset si punë e kryer.

Lexo nga u motivova të reagoj :

Thaçi për agjencinë amerikane: Viti 2019 do të jetë vit i marrëveshjes me Serbinë

Luzern 18.02.2019