Nga plagët e marra, vdes edhe personi i dytë

29.08.2016 17:30:39

Pas plagëve të mërra ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i cili u plagos sot tek Parku i Qytetit në Prishtinë.

Lajmin për vedekjen e Arianit Gashit e ka konfrimuar për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Rreth orës 16:30 ka vdekur edhe personi i dytë i cili ishte plagosur me armë zjarri. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve personi nuk ka arritur tu bëjë ballë plagëve të marra”, ka thënë Fazliu.

Ndërkaq sot ka ndërruar jetë edhe Eron Agaj i cili bashkë me Arianit Gashin u plagosën rëndë nga një person i cili tashmë është identifikuar nga policia.
Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.