Nga politikanët tanë mund t’ na shpetojë vetem shkenca!

19.09.2019 12:19:57

Nga Ahmet Asani
Duke u nisur nga zbulimi i fundit shkencor se jo vetëm truri por edhe qelizat e njeriut janë të programueshme e të riprogramueshme, propozoj që të thirren shkencëtaret dhe hipnoterapeutët më të mirë që ka bota, dhe t’ua riprogramojnë trurin politikanëve tanë! Për drejtues të kësaj ndërrmarrjeje historike kombëtare, propozoj Ismail Kadarenë dhe Daut Demakun. Popullit i mbetet vetëm me i përpilu kërkesat për ndryshime, kurse shkencëtarët duhet ta bëjnë punën e vet!

E kur të riprogramohen politikanët tanë mos me dasht më nepotizmin, korrupsionin, haraçin, kur të programohen me kuptu që Fryma e Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës dhe e Ibrahim Rugovës është e pavdekshme dhe e vetmja që na lidh me Perëndimin, kur të riprogramohen me kuptu që mbylesa nuk ka lidhje me Zotin, që komunzmi e ka demtuar rende genin shqiptar, kur të riprogramohen me respektu Diasporën e mos me pas frikë nga aderimi dhe angazhimi në politikbërje i veprimtarëve të dëshmuar, kur të resetohen e riprogramohen të gjithë politikanet shqiptarë, besoj që në Kosovë e Shqipëri do të kemi vetëm zgjedhje të zakonshme e jo të jashtëzakonshme, kurse në Maqedoni, Luginë e Mal te Zi do të kemi vetëm nga një parti shqiptare!

Ne fakt po të bëhej kjo, që politikanëve tanë t’ju fshihen programet virale e manipuluese të instaluara nga qendrat aktive të manipulimit, që me shekuj i kanë serbët, grekët, turqit e bullgarët, garant që zgjedhjet e ardhshme ne shqiptaret do t’i mbanim të bashkuar në BE!

Fotografia e Ahmet Asani