Nga “Sao Paolo” drejt e në Madrid, vjen oferta e parë milionere për Hysajn

28.05.2019 19:49:16
BELGRADE, SERBIA - SEPTEMBER 18: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Group C match of the UEFA Champions League between Crvena Zvezda Belgrade and SSC Napoli at Rajko Mitic Stadium on September 18, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj me shumë gjasë do të largohet nga Napoli këtë verë.

Zërat e çojnë herë të Çelsi e herë të Juventus, padyshim duke ia lidhur fatin ngushtë me të ardhmen e trajnerit që e promovoi  mes Big-ëve të Europës, Mauricio Sarrit.

Por, teksa në Torino nuk e kanë vendosur ende se kush do ta pasojë Maks Alegrin, në zyrat e De Laurentis ka mbërritur oferta e parë zyrtare për Hysajn.

“TuttoSport” raporton se për shkodranin janë hedhur në tavolinë 20 milionë euro nga skuadra e Atletiko Madridit.

Kjo duket shumë larg nga ajo që kërkon Napoli, që e vlerëson Hysajn të paktën 40 milionë euro.

Megjithatë, një interes i gjallë mbetet edhe nga zhvillimet që pritet të vijnë nga Torino. Nëse Juventus do të emërojë Sarrin në krye të pankinës, gjasat që Hysaj të jetë shok skuadre me Kristiano Ronaldon janë të mëdha.