Nga Shqipëria : Genc Ruli, deputeti i PD-së tërhiqet nga politika

25.05.2017 12:38:03

Ish ministri Genc Ruli ka marrë vendim për të mos e vazhduar më tej karrierën politike. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Mësohet se ai i ka komunikuar tërheqjen nga kandidimi dhe politika njëkohësisht kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Genc Ruli, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, u rikthye në PD në vitin 2005, pas një kohe të gjatë jashtë politikës.

Në tre legjislaturat e fundit, ai ishte deputet i Gjirokastrës, ku fillimisht u zgjodh në mazhoritar dhe më pas në dy legjislatura kryesonte listën në këtë qark.