Nga sot mund të bëni thirrje me kodin e Republikës së Kosovës +383 (Video)

02.02.2017 11:08:18

Nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës mund të pranojnë dhe të bëjnë thirrje me kodin e Republikës së Kosovës +383.

E ky kod do t’ia kursejë Kosovës milionat e edhe operatorit Vala.

“Dita e sotit është vetëm një fillim i zbatimit të kodit të ri ndërsa deri në fund të vitit mund t’iu themi  se kodi +381 për telekomin e Kosovës nuk do të ekzistoj. Me kodin e ri do të shuhen të gjithë operatoret ilegal”, ka thënë drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, raporton lajmi.net.

“Ne sot kemi marr vendim ta lëshojmë kodin shtetëror që do të përdoret në shërbimet fikse dhe mobile. Prej sot është mundësia që hap pas hapi t’i zëvendësojmë. Të gjitha thirrjet telefonike sot mund të realizohet me +383”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se është paraparë një periudhë 18 mujore që të shtrihet kodi +383.

Ai ka bërë të ditur se është paraparë një periudhë 18 mujore që të shtrihet kodi +383. /Lajmi.net/