Nga vendimi pozitiv i GJND-së, deri të degradimi i procesit të shtetëndertimit të Kosovës !

02.05.2019 21:04:03

Nga: Fatmir Bajraj

Itinerari i shkurtër i legjitimimit të së drejtës së Kosovës për Pavarësi e Shtet Sovran dhe delegjitimimit të shtetësisë se Kosovës së 17 shkurt 2008, nga plani serb n’duartë e Thaqit me idenë serbe të copëtimit dhe zhbërjës së Republikës së Kosovës. – Vendimi këshillëdhënës i GJND-së i datës 22 korrik 2010, se Ri-shpallja e Pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008, nuk bije ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare dhe as me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mendimi i cili ishte kerkuar pas shpalljës së kordinuar ndërkombëtarishtë të kësaj pavarësie nga ana e Serbisë sfiduese, pasoi një Rezolutë tjetër të Asamblesë së Pergjithshme të OKB-së e cila mirëpriste vendimin e GJND-së për shpalljën e Pavarësisë së Kosovës dhe pershendeste gadishmerinë e BE-së dhe Bruxelit zyrtar për të lehtësuar, përserisë ; lehtësuar “Dialogun” : Kosovë-Serbi, fillimisht si “Dialog Teknik” i filluar me 08 mars 2011, dhe për t’ndryshuar trajtë e synim me 19 tetor 2012 nga ai teknik në Dialog Politik : Për normalizim të mardhënjeve ; Kosovë-Serbi. Si ndodhi degradimi total i procesit të bisedimeve n’Bruksel ? Në mënyrë përfide, u përvijua “Dialogu për opëtimin e Kosovës” nga ana e Serbisë armike dhe qarqeve anti-Kosovë & anti-shqiptare të Brukselit n’krye me shefën e politikes së jashtme të BE-së, zonjën Frederika Mogherini, dhe 5 vendet anëtare të BE-së që nuk njohin Kosovën. Gjithë këtij procesi anti-shtetëror të Kosovës, pra ndarjës dhe copëtimit të Kosovës, i dolën zot, për fatin tonë të ligë ; Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë, zotërinjët, Hashim Thaqi & Edi Rama. Ideja e vjetër serbe për copëtimin e Kosovës, tanimë kishte gjetur edhe lojtarët shqipëfolës dhe n’krye të Institucioneve nacionale, n’Kosovë & Shqipëri, por me një togë-fjalësh që kamuflonte copëtimin me korigjim kufijsh, i cili në esencë ; s’dallonte në asgjë. Hashim Thaqi & Edi Rama, kishin futur në agjendë zgjidhjën finale të një marveshje ligjërisht obligative me njohje reciproke, një zgjidhje të cilën vetë Presidenti Thaqi, e quante të kompromiseve të dhimbshme me Serbinë, meq ajo kishte bllokuar integrimet tona në organizmat dhe organizatat nderkombëtare, dhe asgjë më dëmshme, biles edhe m’a e rrezikshme, s’kishte ; sesa statuskuoja dhe procesi i ngrirë n’mes dy vendeve, një konstatim ky që nxirrte n’dritë të diellit tendencën e Hashim Thaqit për t’a copëtuar Kosovën dhe hapë rrugën Serbisë për integrime n’BE ! Thaqi duke kërkuar Kosovën Lindore, dhe korigjimin e kufijëve do që : – Të thyhën Parimet e Grupit të Kontaktit, – Të bije Pakoja e Ahtisarit për Pavarësinë e kordinuar me Bashkësinë Nderkombëtare, – Të hapet, përkatsisht t’rihapet qështja e statusit të Kosovës, – Të bije poshtë akti i Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti 2008, – T’bije Kushtetuta e Republikës së Kosovës, – T’bëhën t’pavlefshme njohjët nderkombëtare, mbi 115 sosh ! Thaqi e di mirë se Kosova Lindore s’merret pa luftë, dhe koha që t’a marrim me luftë nuk është tani, por do që t’i hap rrugë Serbisë armike në kontestimin e lirisë sonë dhe shtetin e bërë me shumë sakrifica ndër breza dhe ndihmën vendimtare të aleatëve n’krye me SHBA-të në NATO me 1999 ! Thaqi & Rama , sikurse Vuqiq & Putin, e duanë procesin n’pikën zero (0), pra ; – Kthimin në Rezolutën 1244 të KS, – 6 pikëshin e Ban Kimunit, dhe – Marrveshje që knaqë palët (lexo ; vetëm Serbinë) ! Në letren derguar Presidentit Amerikan, Thaqi vë n’lajthitje Shtepinë e Bardhë, duke i siguruar se Kosova është e gatshme për një marrveshje kompromisi me Serbinë armike, që t’hapin kapitull të ri dhe t’ecim tutje n’rrugën e integrimeve Euro-Atlantike. Dorën në zemër, në Kosovë askush nuk përkrahë idenë e Thaqit, alias të Serbisë për copëtimin e Kosovës, dhe t’gjithë e kundershtojnë si në kor, përjashto PDK-në e cila e pason me zell Presidentin dhe idetë e Tij, kontraverse, perfide dhe anti-Kosovë. – Të tjerët, përashto opozitën : LDK & LVV, e kundershtojnë idenë e copëtimit (lëxo : idenë Serbe për zhbërjën e shtetësisë së Kosovës), por nuk e ndaluan Presidentin, dhe i’u bashkangjitën “Misionit” të Tij, anti-Kosovë e anti-Shqiptarë ! Tani, pas goditjës që mori n’Berlin dhe nga Kncelarja e Hekurt, Merkel, sytë & shpresa e Thaqit, Ramës e Vuqiqit, janë në Presidentin Francez, Makron dhe në Bolltonin e Shtepisë së Bardhë të Presidentit Amerikan, Donald Trump…! Administrata e Presidentit Amerikan, Donald Trump, duhet të njihet më “lojën” serbe të Thaqit n’lidhje me Marveshjën me Serbinë, dhe t’njohtohen me gjëndjën dhe qendrimin tonë pa ekuivoke, për ruajtjën e gjithë atyre vlerave të arritura bashkë më SHBA-të, dhe kundër të cilave ; hapur kanë dalë : Thaqi & Rama dhe n’sikron me Vuqiqin, Putinin dhe “Violinën”- Mogherini !