Nga viti 2017, të diplomuarit do të futen në test shtetëror

29.12.2016 22:00:51

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë se do të këtë një test shtetëror për të diplomuarit. Sipas tij, të diplomuarit nuk do të aplikojnë për punë pa e kaluar këtë test.

“Gjithë studentët që diplomojnë në kolegje private apo publike, nuk do të aplikojnë në punë pa e dhënë një test shtetëror. Ata do të maten me testin shtetëror, test ky që do të pasqyrojë diplomimin e tyre. Do të ketë 50 pyetje nga fusha të ndryshme. Fillimisht do të shkojmë me gjashtë profesione dhe kjo do të mundësojë që të ngritët cilësia”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, kjo do të ndikojë që kolegjet dhe universitetet do të ngritin cilësinë. Ai shprehet se në vitin 2017 do të vihet ky test në praktikë.