Ngjarja që shokoi Amerikën: Prindërit e droguar dhe fëmija i ulur në ulësen e pasme

10.09.2016 13:21:54

Këto fotografi shqetësuese tregojnë një burrë dhe grua të cilit kishin konsumuar overdozë të heroinës, të shtrirë në makinën e tyre, derisa në ulësen e tyre mbrapa shihet një fëmijë katërvjeçar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, imazhet tronditëse janë liruar nga policia në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e epidemisë drogës.

Dyshja u vunë re në qytetin e East Liverpool, Ohio, nga oficerët, kur automjeti i tyre u ndal befasishëm pranë një autobusi shkolle me plotë fëmijë.

Kur një oficer iu afrua automjetit, shoferi James Acord u shfaq i dehur dhe që nuk dinte se çfarë po fliste, me kokën e mbështetur.

47-vjeçari kishte thënë se ishte duke dërguar partneren e tij Rhonda Pašek, e cila ishte “e shtrirë” në ulësen anash, në një spital.

w2