Ngjarje e rëndë godet Ferizajin, 13 vjeçari var veten

26.03.2019 22:37:32
Një 13 vjeçar ka varur vetën gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka treguar pse rasti është raportuar rreth orës 18:30.

“Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e kanë konfirmuar vdekjen. Viktima është nga fshati Sojevë”, tha Agim Gashi.

Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 13 vjeçarit është dërguar tek familja për ceremoni mortore.