Ngjarje e rëndë në Gjermani: Adoleshenti vret fëmijën dhe tregon duart me...

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Adoleshenti vret fëmijën dhe tregon duart me gjak në një video (Foto)

08.03.2017 16:02:48

Një djalë i ri në Gjermani është shpallur në kërkim, pasi pranoi në një video të publikuar online se kishte vrarë një fëmijë 9 vjeç dhe tregoi duart e tij me gjak.

Adoleshenti u shfaq në videochat për t’u arratisur më pas, ndërsa trupi i të miturit u gjet në një kantinë vere në Herne të Renanisë, këtë të mërkurë.

Vrasësi i dyshuar u etiketua si Marcel H.

Një përdorues i rrjeteve sociale lajmëroi policinë duke shpjeguar se kishte asistuar vrasjen në një video në internet.

Kështu nisën hetimet dhe kërkimet për kapjen e të riut të dyshuar si vrasës. /noa.al/