Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

31.07.2019 10:25:05

Hardh Fest mban konferencë me rastin e festës së vjeljes së rrushit. (Lokali “Rockuzinë”, Prishtinë, ora 10:00)

Organizata “Ec ma ndryshe”, në bashkëpunim me Klubin e Mjedisit “Luciano Motroni”, organizojnë tryezën “Gjendja e pyjeve dhe problemi i shpyllëzimit”. (Kino “Lumbardhi”, Prizren, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë. (Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Reciklimi dhe Mbledhja Joformale e Mbeturinave”. (Hotel “Garden”, ora 10:00)

Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 10:30)

Agjencia për Metrologji e Kosovës (AMK) përuron dy laboratorë. (Agjencia e Metrologjisë, prapa MTI-së, ora 11:00)

Kuvendi i Shoqatës së Ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve (SHQNGL) mban konferencë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e furnizimit me produktet e Prince Kafes në mes përfaqësuesve të kompanisë Devolli Corporation dhe të kompanisë Shell. (Devolli Corporation në Pejë, ora 12:00)

Në njëvjetorin e vdekjes përkujtohet regjisori Bekim Lumi. (Teatri Kombëtar, Prishtinë, ora 19:00)