Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

10.05.2019 10:15:12

Këto janë ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme në vend.

Mbahet tryeza mbi kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Brendshme, salla P02, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq. (Fshati Irzniq në Deçan, ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut lanson ueb-faqes për raportimin e produkteve të rrezikshme – RAPEX Kosova. (Shtëpia e Evropës, afër ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

Mbahet takimi i 167-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

Në kuadër të edicionit të parë të Festivalit të vizatimeve komike dhe romanit grafik “GranFest” organizohet takimi me artisten franceze, Aude Samama. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë mban konferencë. (Zyrat e degës së PDK-së, në Fushë Kosovë, 11:00)

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizojnë garat tradicionale të nxënësve me biçikleta. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Përurohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, i autorit Dr. Islam Lauka. (Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, ora 12:00)

Jepet shfaqja “Stigma – Kërko të drejtën tënde”. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori” Krushë e Madhe, ora 12:30)

Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës, hap ekspozitën e vizatimeve komike “Spirou4rights”. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 17:00)

Fillon edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar i Letërsisë „Polip“. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 19:00)