Ngjarjet në SHBA, Veseli: Jemi pranë popullit mik amerikan

04.08.2019 15:06:03

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në SHBA, tha se populli i Kosovës i qëndron pranë miqve amerikan në këtë situatë të rëndë.

Ai shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave të cilët humbën jetën gjatë dy sulmeve të ndara me armë.

Postimi i Veselit:

“Jam i tronditur prej masakrave të ndodhura në Dayton, Ohio si dhe El Paso, Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Populli i Kosovës i qëndron pranë miqve amerikan në këtë situatë të rëndë. Duke dënuar rëndë këto dy sulme makabre uroj shërimin sa më të shpejtë për të lënduarit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Unë lutem sot bashkë me ta që shpirtrat e pafajshëm të njerëzve të tyre të dashur të gjejnë prehje në botën e përtejme”, tha Veseli. /Telegrafi/