Ngricat krijojnë kolona të veturave në autostradë

06.01.2017 14:55:23
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e vazhdueshme të borës përpos rrugëve malore probleme të mëdha po shkaktojnë edhe nëpër autostradat e Kosovës.
Si pasojë e ngricave edhe segmenti i autostradës, Fushë Kosovë-Aeroporti i Prishtinës, është bërë vështirë i kalueshëm dhe kjo ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve të cilat me shumë vështirësi arrijnë të kalojnë.
Ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku tha se gjendja ka qenë e mirë në autostrada dhe prioritet u janë dhënë rrugëve tjera.

“Autostrada ka qenë jashtëzakonisht mirë, por ne u kemi dhënë më shumë rëndësi rrugëve Prizren-Suharekë, Malishevë-Rahovec e të tjera, dhe këto rrugë janë të pastra, por natyrisht se do të marrim masa edhe në autostradë”, tha Zharku.

Zharku tha se probleme më të mëdha ka pasur në rrugët prej Prevallës deri në Prizren, në rrugën prej Fushës së Pajtimit deri në Doganaj për në Brezovicë.