Ngrihet pavioni i izoluar tek Pediatria/ 4 fëmijë të infektuar me koronavirus në Shqipëri, më i vogli 3 vjeç

26.03.2020 11:44:06

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri janë edhe 4 fëmijë, më i vogli i moshës 3 vjeç.

Ata ndodhen në shtëpin në karantinë. Por nëse do të lindë nevojë për trajtim mjekësor për fëmijët e infektuar, tek pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.

Fëmijët përgjithsisht nuk shfaqin simptoma, ose shenja klinike shumë të lehta. Ndërkohë fluksi ka rënë tek pediatria pasi prindërit kanë frikë për t’i dërguar fëmijët në spital nga rreziku i mundshëm se mund të infektohen.