“Ngutu, po të pres”!

12.05.2018 11:30:44

 

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull:

 “Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses”

 “Dashuri që zgjati vetëm dy ditë”

 Turjakasi e tiranasja në Tiranë e në “Turjakë”

 Sier dhe Syla (Sulo)

 Tregim në veten e tretë

A po të kullosin o qaban !

Qobanët e Turjakës, me delet e veta shpesh takoheshin edhe me qobanët e Panorcit te Zabeli i Hasan Cufës, Livadhi i Durakut, te Kershi i Sylymanit, te Ledina e Sylë Rexhepit, Fusha e Kualve e në Garaqeva. Nuk bisedonin shumë.

Po qobanët e Turjakës shiheshin edhe edhe me qobanet e tjerë të katundeve Bubël e Damanek, kur kositeshin Livadhet e Poshtme. Delet shpesh bashkoheshin me delet e katundeve të tjera dhe kur vinte koha me i kthye për në shtëpi, qobanët e hiqnin të zitë e ullirit deri sa i ndanin delet e desht të cilët vriteshin se kush do të marrë për “grua” delen më të mirë. Deshët i thenin edhe brirët e qileshin gjakë vetëm për dashurinë që kishin për delet, ani pse një dash kishte më shumë 40 dele.

Syla që njihej si një nga qobanët më të urtë, e kishte tufën e deleleve pakëz më larg, në një livadh që sapo ish kositur.Nuk donte të shkonte aty ku kish shumë qobanë. I pëlqente të ishte vetëm. Ishte afruar dhe shikonte një Vig mbi lumin Mirusha që mund të dilej matan livadheve, te Shelgjet Ren.Shelgjet Ren, ishte livadhi i Kadri Minushit e pakëz më larg ishin disa shtëpi me gurë e me qerpiq të pjekur dhe të mbuluara me qeremide të kuqe. Shtëpitë ishin të renditura rend e rend e të gjithat ishin njësoj. Sylës i pëlqenin ato shtëpi dhe mendonte sikur edhe ai të kishte një shtëpi sikur ato. Ai shkoi aq larg në mendime sa sikur mos ta kishte ndërprerë një burrë gogja në moshë, syla kishte humbur në mendime.

 -A po të kullosin o qaban, ishte zëri i bujkut.

–Po hanë nga pakë, e ti a je lodhur?

-I kujna je o qaban, e pyeti bujku i fshati tjetër?

-Nuk jam nga nga Damaneki, o axhë!

-Po, po, pe di që ti s`je i Damanekit as i Qypevës, po mas je i Turjakës?

-Po, tha shkurt Syla sikur donte ti thonte burrit të huaj se nuk ishte i interesuar të flas me njerëz të huaj. Ai sa e kishte ngarkua kerrin e drunjt me sanen që e kishte kositur para disa ditëve dhe i kishte mbetur edhe një kerr tjetër me sanë për nesër. Pasi e kishte kositur, kishin ardhur Burri i huaj me dy vajzayt dhe e kishin rrotullua barin që të teret e pastaj, edhe një herë, pasdreke e rrotullonin dhe para se me mbulua terri, e tubonin sanën në Kabza dhe shkonin në shtëpi. Livadhet ishin të mbushura me kabëza sane e otave që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Mullini e Ura e Bublit, në të dy anët e Mirushës.

Kabzat e sanës e livadheve të Turjakës, iu ngjanin “bunkerave të Shqipërisë së Enver Hoxhës” …..

Syla nuk iu besonte syve kur pa dhe dy vajza bukuroshe të moshës së tij që po tubonin fijet e sanës afër kerrit. Edhe ato e quan kryen përpjetë por pa i folur fare, njëra prej tyre e shikoj më ndryshe ndërsa vjedhurazi shikoj nga motra tjetër, që dukej pakë më madhe mos e shikon e në fytyrë u bë “all” e kuqe.

Motra e vogël u largua nga motra e madhe dhe sikur deshi të pije ujë në një krua që ishte te Vigu, aty ku Syla qëndronte në këmbë e ishte mbështetur në shtagën e gjatë e të fortë që e kishte prerë për qefi në bjeshkët e Turjakës, mu te Gropa e Gatë (e gjatë). E kishte shtagë për qefi. Me at shtagë, Syla nuk iu m`shonte deleve por e mbante si një lloj “trofeu” dhe shtaga mund ti shërbente edhe si “armë” kur qeni i Sylës rrokej me ujq, ai e ndihmonte qenin e vetë. Po ndodhte që edhe qobanët ziheshin në mes vete dhe rriheshin me shtaga për hiç …..

Vajza “piu” ujë por shikimin e mendjen e kishte te Syla. I pëlqeu djali turjakas. Po kush nuk i pëlqen turjakasit? Syla kishte një qeleshe të bardhë mbi kokë e pantallona të zhgunit e në dorë mbante një gjurdi, si pallto e madhe, edhe ajo ishte e zhgunit. Vajza e burrit të panjohur, sikur kishte harrua që është duke “pirë” ujë kur këmba i rrëshqiti e ra në ujë. Lumi Mirusha ishte i thellë saqë qobanët kur laheshin i mbulonte edhe kur i ngritnin ata duart përpjetë, nuk shiheshin. Pra Mirusha kishte më shumë ujë në ato Livadhe, afro dy metra të thella. E uji ishte i qetë saqë dukej sikur nuk ecte fare e pakë më larg laheshin edhe buallicat e disa disa dhi të Imer Mullamuqëve të Turjakës.

Vajza u frigua sepse si duket ajo nuk dinte not e Syla kur e pa se vajza u mbyt në ujë keceu ashtu qysh ishte dhe e nxori vajzën. Ai i tha vajzës, vetëm rri qysh je e vetë u shyt e ngadalë e kapi vajzën për belin e hollë e “padashur” i shkuan duart në gjoksin e saj që sapo kishin filluar ti rriten cicat. I kishte sa të mollave të Tetovës. Syla e largoi dorën shpejt dhe e qiti vajzën në breg. Motra më e madhe erdhi dhe si me inat e shikoj motrën e pakujdeshme që kishte ra në Mirushë. Babai i tyre tashmëveç ishte larguar me kerrin me sanë e vajzat ende tubonin sanën që kishte mbetur për nesër…

Ato e falenderuan Sylën dhe i dhanë pakë ushqim që iu kishte mbetur dhe vetëm sa nuk i thanë Sylës që ti ndihmoi pakëz për me tubua sanën. Syla e kuptoi dhe as që priti më shumë. Filloi ti ndihmoi ato.

-Vera, po shkoi edhe unë po pi pakëz ujë e … Syla mbeti vetëm me Verën. Nuk guxonte të fliste por vajza i tha:-

Qysh ta thonë emrin ty?

–Sylë!, tha ai pa e shikur Verën fare.

-Je qoban?

 –Po tha ftoftë Syla. Edhe ne kemi dele por sot unë erdha me e ndihmua babën e nesër do të shkoj me dele.

-Po kah i qon delet ti, e pyeti Syla?

 -Po ketej  e andej, në Malin e madh dhe nesër, nëse nuk vjen vëllai im i vogël, unë do ti mrizoj delet mu atje, dhe i shikoj Shelgjet Ren. E trupi i Sylës filloi të dridhej sikur ta kishte kapur korenti e fytyra i qitëte flakë. Syla u përshëndet me Verën pa guxuar me ia dhënë apo ti afrohej dhe kapërceu Vigun e doli te dhentë e veta. Ato kullosnin kokë më kokë e vetëm kumonat e ogiqit e prishinn qetësinë e asaj mbrëmje përrallore pranë Mirushës. Lumi dukej sikur flente e qeni iu afrua qobanit sikur donte ti thonte diçka: -pse më ke lënë vetë?

Syla i fishkëlloi dy tri herë deleve dhe iu bërtiti deshëve ogiq- Hajde, ypsh Delet te Vaui Stanit pinë ujë dhe u rendisen sikur krushqit rrugës për te Gregsi i Pagarushëve të Damanekit, Mrizeve të mëdha, Malishta dhe hynë në tarishtën e oborrit.

Nëna e Sylës, Sanija shkoi i mjeli delet e pastaj i l`shuan kingjat dhe, edhe ata pine pjesën e tyre të tamlit sepse Sanija gjitmonë iu linte nga dy cica të deleve kingjave e nga dy për vete. E kingjat pinin tamlin e nënave duke e lëvrit bishtin me sa fuqi që kishin, me krye iu mëshonin nënave në bark, nga gëzimi e dukej sikur donin me i rrëxua nënat e tyre por ato vetëm përtypeshin e nuk mërziteshin fare. Nganjëherë e këtheni kryet dhe sikonin dhe i “lëinin” kingjat mu te bishti.

– Sylë, sot më mirë kanë qit tamel delet, kah i ke pas? Djali si i turpëruar i tha:

 -Nân`, para dreke e kam pas në bjeshkë e mandej i kam kthye nëpër dushkaja e kah Ulica e Breshancit, kam dalur në Livadhe. I kam mrizua te Kregsi i Pagarushëve e pasdreke kam shkua kah livadhi i Avdyl Fejzullahit të Dragabilit, te Vigi ….dhe iu kujtua Sylës Vera e iku me vrap për në odë.

Atë natë nuk “shtini gjumë në sy” Syla.

Në mëngjes u zgjua më herët dhe pasi nëna e Sylës i kishte mjelur dhetë, e thirri Sylën që të hajë pakë kaftjall. Syla nuk hëngri mëngjes. Nëna e Sylës e kishte vlua një kusi me tamel në oxhak por Sylës nuk i hahej.

Atherë nëna ia mbushi qanten e Sylës me djath të shishëm dhe një copë të madhe hethenik, pite me hitha e të përziera me kepë e me me mazë që ta knaqte shpirtin e nuk dihet të ngihej njeriu e një blud më shllinë e speca turrshi. Në qantë ia kishte shti edhe një copë me bukë për Qenin. Po Syla gjithnjë e ndante bukën me qenin e vetë. Ate që hante Syla, gjysmën ia ndante qenit. E qeni, e shikonte me ata sy të mirë që kishte e një plë grepa që i kishte rreth e rreth qafës që kur të iu bjen ujku deleve, qeni lufton me ujkun por kur ujki don me e kafshua në qafë, i thehen dhëmbët dhe kështu qeni i Sylës, kur ishte Syla afër ai fluturonte nga gëzimi. Bukën që ia jepte Syla, qeni e merrte bukën e largohej jo fortë larg deleve se edhe ato i afroheshin e donin me ia marrë bukën qenit.

Dhe ishte dita kur Syla mendonte: A do të dilte Vera me dele te Shelgjet Ren? Syla, i lshoi delet dhe u nis për në bjeshkë se në në mëngjes delet kanë qef të kullosin gjethe të shkozave e të frashërit, e bumgut, e … nga degët e lisave që preknin deri në tokë. Vrella e Dylybashëve ishte vendi i parë që fillonte pastaj, jo larg ishte bjeshka e ai i ngjitej bjeshkës përpjet, bashkë me delet e qenin besnik. Te Balli i Kershit, pushonte pakë e pastaj iu ndërronte drejtimin deleve për te Gropa e Llozeve e Qafa e Gradinës dhe Lugit të Hamidëve e Llokma, zbritëtë në livadhe.

Qe nga larg, andej lumit, e pau verën me dele.Vera kishte marrë një lamsh me pej e maronte meste apo qorape për vëllain e vogël apo babën. Kus e din. Shikoi sikur turpërohej dhe vërtet i vinte turp të shkonte të një vajzë që e kishte parë vetëm një herë. Kishte dëgjuar se është nga Shqipëria dhe nuk ia merrte mendja që ajo e fliste aq mirë gjuhën sikur të ishte edhe ajo e Turjakës.

Flitej se malazezët që i kishte pru krali i Serbisë, shumica kishin qenë qenë nxënës të Ndre Mjedës e shokë klase të Migjenit. Disa kanë qenë edhe nxënës të Migjenit, në rrethin e Shkodrës aty ku kishte punua Migjeni. Kështu kam dëguar dhe unë vetë, autori i kësaj romace e i kam takua disa nga ata, Bogdanin,ka qenë shef i Zyrës së vendit në Lubizhdë, Živa, shitës, ka punuar në gernap (shitore) e  Llabudi, ishte shef në Mrojtjen popullore në Rahovec dhe babain e Milloradit, që e kisha pasur shokë banke, Millutini nga Damaneki që Damaneki e kishin konvertua në Islam. Thuhej se e kanë bërë synet sikur tash Erdogani që don me e bërë synet Edi Ramën.

Syla e bâni zemrën guri dhe kapërceu Vigun e shkoi te Vera por u bë sikur po kërkonte diçka afër bregut e priste që Vera ta th`ras.

 –Sylë, eja këtu kam pakë pite e dua ta ham bashkë dhe Sylës nuk iu prit dhe shkoi e ul në bari, afër Verës. Dhe e ndiente erën e Verës e erën e luleve të livadheve e erën e sanës e të barit të njom dhe mendja i fluturonte e zemra i rrihte më shpejtë se zakonishte e …  mendjen e kishte të turbulluar.

–Sylë, e thirri Vera dhe ia ndërpreu mendimet në gjysmë.

–Po edhe unë kam pakë pite dhe e nxori nga qanta Hithenikun që ia kishte pshtjellur nënan me disa fletë të kungujve e të lakrave. Dhe kishte djath të shishëm Turjakë e një bludë (enë e gdhendur nga druri, në formë të një ene) me shllinë e filluan të flisnin ngdalë e rrallë nën hiejen e Shqelgjeve. Delet e Verës kullotnin afër tyre e nganjëherë ndonjëra afrohej sikur donte edhe të hante me Sylën e Verën. Vera, i kishte treguar se si i kishte vdekur nëna para tre vjetëve. Ajo me motrën e madhe kujdeseshin për punët e shtëpisë, për vellain e vogël e për babain. Ato i mbilnin delet e dy lopë … e ato gatuanin e i lanin teshat.

Syla e kishte dëgjuar me vëmendje por nuk i kishte thënë as edhe një fjale “qele gurë gojën”. E muzika e gjinkallave i shoqëronte, bashkë me kumonat e ogiqëve e blegërimën e deleve

Flitej se Syla ishte takuar fshehurazi disa herë me Verën afër shtëpise së saj që edhe po të rrinte një javë aty kush nuk do ta hetonte se kushte  bagrema apo bagrema dhe thuhej se ata i kishin mbjellë e tash ata shtoheshin si kinezët dhe pastaj, Vera, vajza e burrit nga Shqipëria kishte mbetur shtatzënë dhe kishte lindur një djalë e nuk i kishte treguar babës se kush është babi i djalit e prej nga është ai djalë dhe baba. Burri nga Shqipëria e kishte rrahur disa herë dhe ia kishte ndalua Verës që të shkoi me dele e as ta ndihmoj babën në fushë, livadh, mulli e mal. Ajo nuk guxonte të dilte jash dyerve të oborrit.

Lufta kishte fillua e Syla kishte shkua me partizanë por Verën nuk e kishte harrua ama askujt s`i kishte tregua dhe askush nuk e dinte të vërtetën e asaj dashurie të asaj vere, me Verën, që kishte zgjatur vetëm dy ditë.

Po këto mund të jenë edhe fjalë hallki që në Turjakë thonin “Fjal`t e hallkit e birat e gardhit, nuk m`shilen”!

E Syla gjindej dikund në Shqipëri. Dikush kishte thënë se e kanë parë në Tiranë e të tjerët thonin, e kanë vrarë në kufi. Të tretët, e kanë burgosur në Shqipëri se iu paska thënë se Ju, na latë nën Serbi ….

E vërteta nuk dihej, as ku ishte Syla e as për “Kopilin” e Verës, qysh e quanin qobanët e të tri katundeve, të Bublit, Damanekut e të Turjakës. Babai i Verës kishte vdekur nga mëzia e inati që s`kishte f`tyrë me dalë jasht pragut të shtëpisë e motra e Verës ishte martuar me një malazez të Shkodrës, që kishin ardhur nga Shkodra, bashkë me familjen e Verës në Livadhet e Turjakës, Garaqevat e Panorcit, Bublit, Qypevës e në Damanek e Lubizhdë.

Vera jetonte bashkë me vëllain e vogël e djalin. Qobanët djalit të Verës i thonin Sylë e ai shkonte duke qarë te nëna e i tregonte nënes ato që i thonin të tjerët, fëmijët edhe qobanët. Por nëna nuk i tregonte asgjë se “Syla” ishte i vogël.Ajo ia vetëm ia lëmonte flokët, e afronte afër vetes dhe e shtrëngnte me aq forcë që kishte, e puthte në faqe, në ballë e në qafë e i dukej sikur po e puth Sylën. Djali nuk duronte kur nëna e puthte në qafë sepse gudulisej e fillonte të qeshte pastaj pinte pakë ujë e dilte me luajt. Harronte ato që ia kishin thënë fëmijët e mahallës.

Askush, anipse kishin kaluar disa vjetë nuk dinte e as nuk kishin marrë vesh për Sylën. Flitej se Syla nuk ka dalur “në mal” me partizanët pse ka dashur ta luftoi gjermanin por pse nuk ka guxua ti tregoi babës se e donte një qikë të një malazezi. E dinte se baba i Sylës nuk do të pranonte të bëhej miq me “naselenik”. Ai donte një mik shtëpie, shtëpi “hun e dun”. Syla kishte dëgjua se baba po i lyp nuse në Obri, te Familja e Xhemajl Obrisë.

Flitej e çka nuk flitej.

Këtu po e ndërpres romancën, baladën, quajeni ju si të doni për Sylën e Verën dhe Sier-in e Sulon për ta vazhduar ndonjëherë tjetër..

Letrat e lexuesve

Dje pasi e kishin lexua “tregimin” tim mora disa letra.

Një lexuese  nga Gjakova (Sh. Kr.) më shkruante:

”E lexova ne mengjes dhe me pelqeu.

E lexova me perkushtim….Ju falemnderit qe e keni postua….do I pres letrat e Sierit dhe Sulos… Vazhdim te mbare!”

Ndërsa një tiranse që pretendon se është mbesa e Sierit, më kishte shkruajt disa letra por për hirë të privatësisë, nuk do ti publokoj tani edhe pse paralajmërova se sot do ti botoj.

Gjatë ketyre viteve kur kam shkruajtur për personalitete të ndryshme, kam marrë letra të shumta falenderimi por edhe më kanë ndihmua e më kanë dërgua marjale e të dhëna të tjera. I tilë ishte Shpetim Rudi nga Gjakova, nipi i Kapeteni Hysni Muharrem Rudit. Ai më shkruante:

” Mirëdita zotri Sinan, si je a je mirë? Unë jam djali i Shani Rudit nga Gjakova. Faleminderit shumë zotri Sinan e të falenderoj nga zemra qe ke shkruar dhe e ke nderuar dhe respektuar këtë trim të madh legjendar, axhen Hysni.

Vertet kemi nje histori te dhimbshme por jemi krenar qe kemi pas kesi burra dhe trima te mëdhaj”

Me keqardhje, dhimbje e mallë që kisha për Sylen e Siers-sin, por jam i detyruar ta ndërprej fejtonin që paralajmërova, për turjakasin e tiransen.

Pres ditë më të mira e deri atherë, përshëndes ”Sylën”, djalin e Verës që flitej se ishte djali i Syles (Sulos) dhe një tjetër vajze tiranse, që pretendon se është vajza e Sier-sit.

Ajo, madje kishte ardhur në Kosovë, pas vitit 1991 dhe e kishte kërkuar ”vëllain”(? ) e vetë, ”Sulon”?

 E kanë parë në Qypevë atë vajzë. Kështu më kanë thënë mua dhe mënyra se si e kanë përshkrua, duhet të jetë ajo, vajza e Sier-sit, me flokë të gjatë, deri te këmbet, trup mesatar e … me veshje të thjeshtë e krenare. Ndërsa për Sier-sin flitej se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas pushkatimit të babës, Komandantit që kishte luftuar në Kosovë e humbjes së Sulos, pa ”shejë e pa dok`”.

Dhe para se të mbyll edhe këtë pjesë shikova edhe njëherë letrat që mi ka dërgua ”vajza e Sier-it” (?) Për çudinë edhe më të madhe timen, disa letra i kishte shlye (radera, të gjithat)

Pse?

Do të mundohem ta gjej shkasin dhe shkaqet, sigurisht më vonë.

”Fund”

  1. S. Gabimet e mundshme, janë si rrjedhoje e kohës.

Ngjarja është e vërtetë por jo edhe personazhet. Ata, janë pjellë e imagjinatës së autorit, emra të trilluar. Si poe shpesh kam n¨derhye se ndryshe, nuk do të dilte po mos të ”ta përkrahja” shpesh  Sylne Siers-in për simpatinë që kisha për ”heronjët e heroinat e mia” e e ti ndihmoja  sepse Syla kishte gojë e s`kishte gojë e Siersi edhe djallin mund ta fuste në shishe.

Disa nga letrat e ”vajzës” së Sier-it

”Kjo ëshëtë kënga ime për ty”!

”Shkruaj një hyrje tjetër”!

”Epafat ose e pamundur!

”Qe ky do të jetë një personazh”

“Ngutu, pot ë pres”!

“Kurse unë do e kuroj veten dalëngadalë nga ”virusi” yt…

Gjeta disa nga titujt e letrave të ”vajzës” së Sier-it të që mi kishte dërgua e ato do ti publikoj pas një kohe e në një të ardhme të afërt. Besoj.

Malmö, 12 Maj 2018