Nicholas Abbott: Mirë që partitë e kanë në program luftën korrupsionit, duhen veprime konkrete

25.09.2019 12:27:02

Ambasadori i ri britanik, Nicholas Abbott ka folur për premtimet politike, që po fokusohen kundër dukurive negative, si korrupsioni e nepotizmi.

Ka thënë se i vjen mirë që sundimi i ligjit dhe lufta kundër këtyre dukurive është në program të partive, por se sipas tij duhet të ketë edhe veprime konkrete, shkruan lajmi.net.

“Duhet të ketë efikasitet, vonimi i drejtësisë është mohim i drejtësisë. Duhet të ketë rezultate konkrete të luftimit të korrupsionit dhe krimit”, ka thënë Abbot në një tryezë të organizuar sot për media.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore, por ato sipas tij duhet të bëhen nga analizat e vet kosovarëve.

Ai premtoi se Britania do ta jap mbështetjen e saj.

Këto komente Abbott i bëri në një tryezë të organizuar për media