Nicholas Abbott: Vendimi i gjykatës të respektohet nga të gjithë, pa retorikë...

Nicholas Abbott: Vendimi i gjykatës të respektohet nga të gjithë, pa retorikë politike të ekzagjeruar dhe pa kërcënim dhune

26.05.2020 15:06:53

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën.

Abbott përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për hapat e mëtejmë në skenën politike, dhe se vendimi i kësaj gjykate duhet të respektohet nga të gjithë.

“Cilido qoftë vendimi, ai do të çojë në ndryshime, që mund të jenë në zgjedhje të reja ose në një qeveri të re”, ka thënë Abbott.

Postimi i plotë:

Kjo është një javë e rëndësishme për Kosovën. Ne presim të dëgjojmë nga Gjykata Kushtetuese për hapat e ardhshëm në procesin politik pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend. Është e rëndësishme që vendimi i tyre të respektohet nga të gjithë. Cilado qoftë vendimi, ai do të çojë në ndryshime, që mund të jenë në zgjedhje të reja ose në një qeveri të re. Disa njerëz do të jenë të kënaqur, të tjerët do të zhgënjehen, disa mund të jenë të kënaqur, të tjerët mund të jenë të zemëruar.
Pa marrë parasysh reagimet, është në interesin më të mirë të Kosovës, si një demokraci e re parlamentare, që një ndryshim i tillë të ndodhë në mënyrë paqësore dhe të qetë, pa retorikë politike të ekzagjeruar dhe pa kërcënim dhune. Të gjithë liderët politikë, në institucionet shtetërore ose partitë politike, duhet të veprojnë për të siguruar që stabiliteti dhe siguria politike e Kosovës, si dhe qëndrimi i saj ndërkombëtar, të mos minohen.