Nikoliq: Kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

09.02.2017 15:55:53

Kryetari i Serbisë e Tomislav Nikoliq e ka vazhduar retorikën anti Kosovë. Ai, në takim m udhëheqësin e UNMIK-ut ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Të gjithë ta kenë të qartë se kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, citon FoNet të ketë thënë Nikoliq pas takimit me shefin UNMIK-ut Zahir Tanin.

Ai në vazhdime ka lavdëruar rolin UNMIK-ut.

“Ne po bisedojmë me Kosovën edhe pse BE është krejtësisht në anën e saj, por le ta kenë të gjithë qartë se kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e saja”, ka thënë Nikoliq.