Nikollë Camaj: Kur të tjerët rrinin të fshehur, unë isha në Rozhajë, në Bukel, në Plavë, në Meteh, në kampet e të zhvendosurve nga Kosova…

Dashamirë të LD-së dhe Listës #guxim Lexova, edhe lexuat, edhe një pamflet shpifës, denigrues, përulës dhe fyes të Nik Gjeloshit, drejtuar jo vetëm mua, por edhe grupit, duke e quajtur “bashkësi boshe”. Unë po ia përmend emrin, sepse, për fat të keq, paraqet realitet politik, sado të dobët, dhe s’kemi nga t’ia mbajmë, por LD ka vendosur të mos ulet në terrenin e tij manipulativ, dhe nuk do t’u përgjigjet shkrimeve që kanë për qëllim zhvlerësimin e debatit, uljen në nivelin personal dhe ikjen nga tema konkrete, e që është mashtrimi i radhës ndaj qytetarëve të Malësisë, i projektuar nga Qeveria e Malit të Zi.
Por, u bëjmë të ditur miqve tonë se, pa marrë para sysh se çfarë fjalorit do të përdorin zëdhënësit e qeverisë, ne nuk do të heqim dorë nga reagimi, në çdo anomalie që Qeveria e Malit të Zi do t’i kurdis në dëm të shqiptarëve. Ajo i ndërron zëdhënësit, sipas nevoje, dhe si duket kësaj radhe këtë punë më së mirit ua kryen Nika(?). Por, me Nikën nuk dua të merrem, as për faktin, se po të ulesha në terrenin e tij, do të duhej të prekë njerëz që nuk e meritojnë, dhe të cilët i respektoj, të cilët e besoj se nuk ndihen mirrë nga këto lloj shkrimesh, prandaj po ia lëmë opinionit që të vlerësoj edhe nivelin edhe argumentet.
Për fund, të veçoj diçka dy çështje nga pamfleti i Nikës. E para, se teksti ishte identik, pothuaj 100%, me tekstin që pati shkruar aso kohe kur ia kundershtuam komunën e kryeqytetit, e të cilin e tërhoqi disa ditë pas, kur po lante duart si Ponc Pilati, dhe e dyta, se UDSH nuk paska asnjë votë në Malësi, por të gjitha i takuekan Nikës! Kjo e fundit vetëm se s’më bëri të klithë; Nikë Gjeloshi të pastë Malësia, por mu dukt pak, mu dukt e vogël kjo. Prandaj klitha: Nikë Gjeloshi të past Mali i Zi! Po s’duhet harrua, as Nika as të tjerët, se balta që po ia merrni Qeverisë, për të përbaltur vëllezërit tuaj, do t’u mbulojë deri në fyt, herëdo-kurdo.
Të nderuar miq, kërkoj ndjesë për kohën që jua kam marrë, por edhe për atë që do t’ua marr, se nuk e kam ndërmend të hesht, sado që të krekosën të bashkuarit me “të fortin”!
P.S. Dua të falënderoj Nikën që më krijoi mundësinë që, natyrisht jo për hirë të tij dhe të të krekosurve të tjerë, por për hirë të miqve të mi, të flas për diçka që tentohet të paraqitet si mëkat i Nikollë Camaj. Fjala është prë angazhimin tim si ndihmës-sekretar për medie (1998-2002). Këtë kurr s’e mohova. Ishte ky një vendim i Partisë sime, dhe aty qendrova 4 vite, derisa dhash dorëheqje, për shkak të pakënaqësisë me qendrimin e Qeverisë ndaj kanalit të posaçëm televiziv, në shqip. Përndryshe, jam i vetmi shqiptar, deri më sot, që ka dhënë dorëheqje dhe është kthye në Tuz të punojë si mësimdhënës, sepse të tjerët kanë ndërrua parti, e parti, vetme për të ruajtur pozitën, punën e zyrën. Po ashtu dua të veçoj, për miqtë e mi të respektuar, se koha kur unë isha atje, ishte kohë tejet e rrezikshme për shqiptarët dhe, derisa shumica e politikanëve shqiptarë dhe këtyre që krekosen sot, rrinin të feshur, mos të them se ku, unë isha në Rozhajë, në Bukel, në Plavë, në Meteh, në kampet e të zhvendosurve nga Kosova, me gazetarë të huaj, punuam filmin e parë mbi ekzodin kosvarë, me të plagosur e të tjerë, në shërbim për t’i strehuar e përcjellur në vendin e sigurt…kurse në planin praktik mediet shqipe aso kohe pësuan një ekspansion, private e të shtetit, me mbi 30 punësime të reja, madje edhe familjarë të disa mjeranave që shfryjnë përditë!
Vëllazërisht Nikollë Camaj.