Nikollë Kërhanaj: Në 80-vjetorin e lindjes së Anton Pashkut

20.09.2017 14:40:28
Dromca kujtimesh  për Anton Pashkun
Nga fjalët njërrokëshe të Anton Pashkut në “Oh” dhe “Gof” 
Anton Pashku u lind më 08 janar 1937, nga i ati Ton-i dhe e ëma Getë-a (nga familja Kërhan-i –aj nga Zymi), në Grazhdanik të Prizrenit-fshat afër Drinit të Bardhë, në rajonin e quajtur fusha e Prizrenit, përkatësisht Arat e Qytetit (Arat e Shehrit), e jo të Hasit, siç e shenojnë shumë biografë të Anton Pashkut..Familja Pashku ishte familje e madhe patriarkale e vendosur shumë herët në fshatin Shëgjeq (Shëngjergj) afër Zymit të Hasit të Thatë. Tash, fshati i dikurshëm Shëgjeq, është në përbërje nga lagjia Dodaj (me dy lagje tjera: Kajtaz-i dhe Lekaj) me familjen e Anton Pashkut, e cila me sa dihet ka rreth dhjetë breza deri te fëmijët e Anton Pashkut – djali Paulini dhe vajza- Lulja.me këtë vijë gjenealogjike:-Paulini (djali i Antonit)-Antoni (Ndou)- i Tonit- Pashku—Gjoni- -Kola- Ndreka (Kolndrekaj)-Prenka- Gjoni dhe Leka. Siç dihet, migrimet e popullsisë apo të fiseve shqiptare brenda trojeve të veta etnike kanë qenë të shpeshta. Edhe të parët e familjes Pashku janë të zbritur nga përtej Pashtrikut, përkatësisht nga Bëtyçi i Vendit, që edhe tani përfshinë Rajonin Verior e Verilindor e që bën pjesë në Nënrajonin Verilindor dhe ndodhet në Zonën e Malësisë së Gjakovës e Hasit, në Shqipërinë e sotme. Nga ku kanë ardhur në Shëngjergj – vetëm duke kaluar në anën e këtejme të Pashtrikut. Në kohën e Mbretërisë së SKS-it kjo familje mbante mbiemrin Gjoni, mirëpo në vazhdim nën administratën e pushtuesit serb (1930/35) ia kishin ndërruar në Gjonoviq (duke punuar si furrëtar në vende të ndryshme). Megjithatë, me ndërrimin e pushtuesve, në vitin 1947, kur kërkohej riemërimi i mbiemrit të familjeve, këta e morën emrin e të parëve – për ta mbiemërzu- Kolndrekaj (Kolë Ndreka). Këtë e bëri vetëm e vetëm për t’i ikur mbiemrit që ia kishin sllavizuar në Gjono-viq, duke ia shndërruar emrin e gjyshit: Gjon në mbiemër –Gjono-viq. Gjyshi i Nout (Antonit ) Pashku, me familjen e vet kishte bërë shumë lëvizje për të kërkuar kushte më të mira jetësore. Ai me familje ishte shpërngulur nga Shëngjergji dhe ishte vendosur në Gjakovë, pastaj në fshatin Kushavec, afër Gjakovës, më pastaj kalon në Prizren e nga aty në fshatin Grazhdanik (ku u lind Anton Pashku) dhe përsëri për t’u kthyer në Prizren. Me kalimin e familjes nga një vend në tjetrin, ata edhe e kishin ndërruar mbiemrin për ta kthyer në mbiemrin e fisit, në Bytyç-i . Nga vendbanimi i fundit në -2- .Grazhdanik, familja e madhe Kolëndrekaj ishte ndarë. Gjysma prej tyre kishte kaluar e vendosur në Prizren, ndërsa pjesa më e madhe ishte kthyer përseri në Shëngjergj, ku edhe tash jetojnë. Pjesa e vëllazërisë që ishin vendosur në Prizren e mbajten mbiemrin Bytyçi, kurse ata që ishin kthyer në Shëngjergj të Hasit, përsëri ruajtën për mbiemër Kolëndrekaj. Ndërkaq, babai i Anton Pashkut – Toni nga Prizreni, pasi punonte në furrë në Prishtinë, ishte vendosur në Fushë Kosovë, ku mbante mbiemrin- Bytyç-i .Ndërsa Antoni, pasi i kishte humbur leja e identifikimit, dhe për ta siguruar të renë, e ndërroi mbiemrin, nga Bytyçi, në Pashku (duke e shdërruar emrin e gjyshit: Pashk në mbiemër –Pashku- pra:Anton Pashku. Vlenë të shtojmë se edhe i ati i Antonit ishte një shakaxhi i përsosur, kur thoshte “Burri pa gru – si zjarri pa dru” etj. Andaj,Anton Pashku së bashku me motrën e vet Verën kryesisht u rriten pa nënë. Nëna u pat vdekur kur Antoni i kishte shtatë vjeçar. I ati – Toni iu pat martua tri herë. Bashkëshortja e parë i vdiq pak muaj pasi kishte lind një vajzë. Më pastaj Toni u martua me Getë Nikë Kërhanajn (1913-1944). Me te, Toni pat katër fëmijë – dy i vdiqen, kurse dy të tjerë, Nou alias Anton Pashku dhe Vera u rriten. Më vonë Tonit i vdiq edhe gruaja e dytë (nëna e Anton e Vera Pashkut) e më pastaj Toni (i ati i Anton Pashkut) u martua për të tretën herë. Kësaj radhe me Lubicën nga Janjeva me të cilën ka pasur pesë fëmijë. Siç thotë Zef Bytyçi-mësues në pension (tash i ndjer) axhë prej babe e kishte Antoni, dhe Dila (kunatë prej babe), Antonin si fëmijë të vogël e sollem nga Grazhdaniku në Prizren. Aty, Nou (Anton Pashku) e kreu shkollimin fillor në Shkollën fillore “Bajram Curri” në Prizren ku mësues e kishte Pal Lumezin (i njohur edhe si Pal Shkollari), që ishte nga Zymi, të cilin, njëherësh e kishte edhe fqinj të parë. Po ashtu, në shtëpinë e Antonit në Prizren banonte edhe Frrok Nikë Hilë Pecolli, nga Zymi, i cili ishte mësues në fshatrat e afërme të Suharekës, i cili edhe i ndihmonte Antonit për nxënje të njohurive të reja. Antoni, shton Zef Bytyçi, nuk kishte tekste dhe mjete të tjera mësimore, mu për këtë edhe qysh herët kishte filluar të shkonte në bibliotekën e qytetit (të Prizrenit). Më vonë Antonit i kishte dhënë mësim edhe Gani Luboteni, i cili thoshte se Antoni e donte shumë gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe se kishte prirje për hartime.