Nis ceremonia ushtarake e FSK-së për nder të 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

05.03.2019 12:36:48
Në Kazermën ‘Adem Jashari’ po mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë figura të larta të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrës janë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si dhe presidenti, Hashim Thaçi.

Gjatë kësaj ceremonie Thaçi do të mbajë një fjalë rasti.