Nis kthesa në Itali/ Bie numri i viktimave dhe të infektuarve, bilanci i 24 orëve të fundit

15.04.2020 17:19:27

Edhe gjatë ditës së sotme Italia ka shënuar një bilanc pozitiv në numrin e të infektuarve ku në 24 orët e fundit u shënuan 2,667 raste të reja, disa qindra më pak se ditët e mëparshme.

Vijon dhe trendi zbritës i viktimave, ku sot u regjistruan 578 viktima të tjera, duke e çuar numrin total në 21,645.

Edhe pse shifrat vijojnë të jenë tragjike, krahasur me ditët e mëparshme, ka një bilanc më pozitiv.