Nis mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi

23.08.2016 10:38:18

Ka nisur mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Partia Demokratike ka vijuar kundërshtimet për ligjin e “Vettingut”.

Mësohet se Partia Demokratike do të sjellë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi amendamentet e saj, pasi sipas PD-së, EURALIUS ka reflektuar vetëm mbi 20 shqetësime thelbësore të ngritura nga PD-ja nga 50 që ishte numri i tyre në total.

Vetëm pak ditë më parë u prezantuan komentet e EURALIUS mbi opinionin e PD për ligjin e “Vettingut” në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

Ekspertët e EURALIUS kanë publikuar rekomandimet e tyre për 10 propozimet e bëra nga Partia Demokratike, që kanë të bëjnë me ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Materiali që demokratët kishin paraqitur për këtë çështje ishte 55 faqe.