Nis seanca historike e drejtësisë, Meta: Ndjesë ambasadorëve për vonesën

21.07.2016 10:27:18

Me një ndjesë drejtuar ambasadorëvari e të huaj që ndodheshin në Kuvendin e Shqipërisë, e ka çelur seancën e sotme plenare kryeparlament Ilir Meta.

Një seancë e konsideruar historike për shkak se pritet të miratohet reforma në drejtësi dhe një kushtetutë të re që do votohet për të vënë në jetë këtë reformë.

“Ju kërkojmë falje për seancën, pasi kjo seancë siç ju kam premtuar publikisht nuk do të mbyllet pa u miratuar ndryshimet e reformës kushtetuese. Më vjen keq që nuk filloi në mënyrë solemne, siç u dakordësua me kryetarët e grupeve parlamentare në mënyrë që gjithë debateve e konflikteve për reformën në drejtësi se kush e do dhe kush s’e do, t’i japim fund. Kompromisi na u prish në mes të natës kemi disa procedura që duhet të përmbyllen me legjitimitet të plotë, pavarësisht nga votimi në fund nëse do të bëhet me konsensus apo me 94 apo 93 vota. Është bërë një punë e jashtëzakonshme duhet të përmbyllet me sukses. Kjo është e domosdoshme për vendin”, tha Meta.