Nis seanca, mungojnë kryetari, opozita dhe qeveritarët

01.12.2016 11:05:47

Vazhdimi i punimeve të seancës së Kuvendit nga dita e djeshme, sot duket se nuk ka interesimin e e komplet kabinetit qeveritarë, ndërkohë që edhe shumë nga deputetët po mungojnë në salle.

Deputetët e opozitës nuk ndodhen aty, edhe pse të njëjtit po shihen në bufen dhe korridoret e Kuvendit.

Në seancën e sotme nuk është i pranishëm as kryetari i Kuvendit, i cili javë më parë ngriti zërin duke kërkuar që të gjobiten deputetët që nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit.