Nis takimi i katërt me radhë mes LDK-së dhe LVV-

31.10.2019 17:39:00

 Ka nisur takimi i katërt i grupeve punuese të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi është duke u zhvilluar në selinë kryesore të Vetëvendosjes

Në takimin e fundit të dy partive është diskutuar rreth programit për ekonominë, ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi.

Pas përfundimit të takimit pritet që të ketë edhe deklarime për media nga LDK dhe LVV.

Takimi i grupeve punuese LDK dhe LVV 

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga shpallja e rezultatit preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, janë në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re.