Nis takimi me Ramën, Meta: Marrëveshja me PS nis nga vota e lirë

15.04.2017 10:47:14

Meta tha se ka marrë zotimin për garantimin e votës së lirë.

“Marrëveshja e vjetër është ende në fuqi dhe ajo ka angazhimin madhor të aleancës për të garantuar votën e lirë,- tha kreu i LSI. – Angazhimi është total dhe kryesore është garantimi i paprekshmërisë së votës së lirë. Për mua konsensui është kryesor”, – u shpreh Meta.

Pak pas deklaratës së Metës, në Hotel Tirana ka mbërritur kryeministri Rama dhe mësohet se dy liderët e koalicionit kanë nisur takimin pa praninë e medieve.

Më herët, Meta ka pritur në një takim kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin. Sipas burimeve të kuvendit, temë e diskutimit ka qenë situata politike në vend.

Mësohet se palët kanë diskutuar në lidhje me zgjidhjen e krizës politike, ku kreu i LSI-së, Ilir Meta po zhvillon takime në kuadër të zgjidhjes ndaj zgjedhjeve parlamentare dhe atë të Presidentit.