Nis takimi Thaçi-Limaj

02.04.2020 10:32:13

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famit Limaj, ka mbërritur në presidencë dhe po zhvillon takimin e paralajmëruar me presidentin Hashim Thaçi.

Para Limajt, në takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, ndërsa përmes telefonit Thaçi ka biseduar edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Këto takime janë në kuadër të gjetjes së zgjidhjes pas situatës së re politike ku qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme presidenti Thaçi është takuar edhe me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, atë të LDK-së, Isa Mustafa si dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli.