Nis vaksinimi edhe në Lezhë/ Manastirliu zbulon kur vijnë 8 mijë dozat e radhës nga Pfizer

04.03.2021 14:29:07

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në Lezhë ditën e sotme për të parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve.

Manastirliu tha se deri tani janë vaksinuar 15 mijë persona, ku pjesa më e madhe janë staf mjekësor.

Sipas ministres çdo ditë vaksinohen rreth një mijë persona, ndërsa deklaroi se në datën 15 do të vijnë 8 mijë doza nga Pfizer.

“Ne po vijojmë në gjithë qendrat e vaksinimit të përqendruar. Kemi arritur mbi 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë staf mjekësor. Çdo ditë bëjmë rreth 1 mijë vaksinime dhe besoj do ecim më shumë me ardhjen e serive të tjera të vaksinimeve qoftë nga Covax, që besoj dy javët e parë do të vijë seria e parë dhe Pfizer ku data 15 do të jetë ardhja e dërgesës tjetër 8 mijë vaksina”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu deklaroi se me ardhjen e vaksinave të AstraZeneca, do të fillojë vaksinimi i mësuesve.

Qendrat e vaksinimit të përqëndruar po vijojnë të hapen në çdo rajon, ku veç personelit shëndetësor po vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.

32,760 vaksina Pfizer kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, ndërsa do të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me Pfizer dhe nëpërmjet instrumentit COVAX. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani 1,6 milion doza vaksine, nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe mekanizmit