Nishani dekoron me medalje “Nderi i Kombit” Luan e Shkëlzen Haradinaj

13.05.2017 17:51:30

Presidenti në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” heronjtë Luan e Shkëlzen Haradinaj.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Buajr Nishani, ka vizituar familjen Haradinaj, ku pasi bëri homazhe dhe nderoi kujtimin e sakrificat sublime të bijve dhe burrave të kësaj dere liridashëse dhe atdhetare, vlerësoi me Dekoratën ‘Nder i Kombit’ heronjtë e lavdishëm të luftës çlirimtare: luftëtarët e orëve të para për lirinë e Kosovës, organizatorët, prijësit dhe frymëzuesit në rrugën e lirisë së Kosovës, Luan dhe Shkëlzen Haradinajn”, thuhet në njoftim.

Presidenti Nishani, gjatë qëndrimit në Kosovë është shpallur “Qytetar Nderi” në Gjilan, Drenas dhe Prizren.