Nishani dekreton 4 ministrat e rinj

20.03.2017 13:41:54

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar katër ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Nishani dekretoi Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, Ogerta Manastirliun si ministre të Shëndetësisë, Olta Xhaçkën si ministre të Mirëqenies Sociale dhe Eduart Shalsin si ministër të Pushtetit Vendor.

Në një konferencë për shtyp një ditë më parë Nishani shprehu mospajtimin e tij me kandidaturën e ministrit të brendshëm të propozuar nga kryeministri, Fatmir Xhafajn, por shtoi se do të respektojë kushtetutën duke e dekretuar në këtë post.

“Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtë Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër”, u shpreh kreu i shtetit.