Nishani dekreton datën 11 shtator për zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër

02.08.2016 19:18:15

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar datën 11 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve bashkiake në Dibër.

Këtë dekretim, Nishani e ka bazuar në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3 e ligjit “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar.   “Dekretoj caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër:, thuhet në dokumentein e dekretimit.